Arsen Vengeri i njohur botërisht i cili me shumë mendje të shëndoshë ka bërë parashikimet e tij për EURO 2024-n.
Ai ka veçuar Shqipërinë, Skocinë dhe Austrinë si tre Kombëtaret që mund të jenë befasia e madhe e këtij kompeticioni.
Pavarësisht se kuqezinjtë gjenden në të njëjtin grup shumë të fortë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, Vengeri beson se me nje trajner të shkëlqyer dhe futbollistë të silët kanë cilësitë e duhura, është shumë e mundur se kanë me shkatuar surprizën e madhe në Kampionatin Europian.
“Shqipëria mund të jetë kali i zi (i Europianit), sepse janë cilësor dhe nëse kanë edhe përqëndrimin në fushë atëherë do të jenë freskia e Evropianit.
Dy të tjera që mund të krijojnë vërtetë befasi janë Skocia, sepse nuk kanë qenë asnjë herë kaq mirë sa janë, dhe Austria. Favoritët për të fituar turneun janë Franca dhe Anglia”, ka thënë Arsen Vengeri.