Autoritetet policore gjermane kanë kapur sasinë më të madhe të kokainës në historinë e tyre. 35 ton kokainë janë kapur në portin e Hamburgut.
Një pjesë e kokainës ishte fshehur në arkat e frutave midis ananasit. Shtatë persona janë arrestuar fillimisht në këtë aksion.
Pas kapjes së drogës policia ka zhvilluar bastisje të gjerë në Bon, Këln, Leverkusen, Wachtberg në rrethin Rhein-Sieg, Oderland, Frankfurt e Mynih.
Operacioni i koduar u quajtur “Plexus”.
Vlera e kapur është rreth 30 miliardë euro.