Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një intervistë për median zvicerane “Die Weltwoche” rreth procesit të normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku fajin ia hodhi palës kosovare për mosgatishmëri, njofton gazetat Zvicerane
Vuçiç në median zvicerane: Ishim afër kompromisit por Kosova nuk deshi, tani jemi larg
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se për Kosovën nevojitet një zgjidhje kompromisi dhe se siç tha ai nuk mund të ketë një zgjidhje të njëanshme sipas së cilës shqiptarët fitojnë gjithçka, ndërsa serbët humbasin gjithçka.
Situatën e vlerësoi për rëndë e më rëndë në procesin e dialogut ku tha se tani as nuk flasin por se Beogradi është gjithmonë i gatshëm të dialogojë. Ai shtoi se për të më e rëndësishëm është respekti i ndërsjellë
“Neve na duhet zgjidhje kompromisi, dhe ishim afër. S’deshën ata kjo të bëhet. Tani jemi larg zgjidhjes së kompromisit, tashmë as nuk flasim. S’duan ta themelojnë Asociacionin, që e kanë obligim nga Marrëveshje e Parë. Gjendja është e vështirë, por do të bëjmë ç’mos për mbatjen e paqes”, tha Vuçiç, citon njofton gazeta Le Canton27.ch
“Nuk mund të ketë zgjidhje të së njërës anë, sipas të cilës shqiptarët fitojnë gjithçka ndërsa serbët humbasin të gjithçka. Në Serbi askush nuk është budalla. E dimë sa e vështirë është gjendja, prandaj edhe ngulim këmbë në kompromis”, ka thënë Vuçiç.
Ai u shpreh se për çështjen e Kosovës kërkohet një kompromis dhe se në procesin e negociatave i janë afruar një zgjidhje e tillë, por se nuk është arritur sepse siç pretendoi ai “Kosova nuk i përmbush obligimet e saj”
“Është e nevojshme një zgjidhje kompromisi dhe ne ishim afër një zgjidhjeje të tillë. Ata nuk dëshironin që ajo të arrihej. Tani jemi larg një zgjidhjeje kompromisi, madje as që flasim me njëri-tjetrin, edhe pse ne jemi të gatshëm të bisedojmë”, tha Vuçiq, shkruajnë mediat serbe.