IMAS AG në Lachen, është Sponsor gjeneral i Kupa e Unionit (UKSHFZ) për Super Kupën Kosovë – Diasporë 2024

SYRI TV

Ne takimin e radhës kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli u takua me vetë dëshirën e afaristit z. Izet Sahitaj pronar i IMAS AG në Lachen të Kantonit të Schwyz cili ka treguar gatishmërinë edhe për të tretën herë radhazi të jetë sponsor gjeneral për Super Kupën Kosovë – Diasporë 2024.
Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli në emër të kryesisë së UKSHFZ falënderoi z. Izet Sahitaj për mbështetjen ndaj Unionit dhe mbështetjen me vite të klubit FC Kosova 19 në Schmerikon. Duhet theksuar se z. Sahitaj mbështet po ashtu sportist të profileve të ndryshëm në gjithë Evropën përfshirë edhe ata në vendlindje.


Sahitaj thotë se viteve të fundit kam vërejtur tek Unioni gjallëri dhe organizim të nivelit për Kupën e klubeve shqiptare në Zvicër prandaj është nder dhe privilegj të jem edhe unë pjesëmarrës dhe kontribuues i garës më te madhe në Zvicër të turnirit në futboll që tubon klubet dhe rininë dhe po ashtu njerëz me vlera të mërgatës në Zvicër.
Ai ka në zemër sportin dhe shton se rinia shqiptare është udhërrëfyesi më i mirë i mërgimtarëve shqiptar të cilët dekadat e fundit janë duke i treguar gjithë botes se shqiptarët kanë aftësi dhe shpejt rrugëtojnë me hapa të sigurte drejt sukseseve që neve si komb na bëjnë të ndihemi krenar. Prandaj i ftoj të gjithë sportdashësit që kanë mundësinë të kontribuojnë të jenë pranë UKSHFZ.