SOT, ORA 21:00/ Atalanta dhe Leverkusen skuadrat kërkojnë trofeun e Ligës së Europës

SYRI TV

Në orën 21:00 të gjithë sytë e futbolldashëve do të jenë në “Aviva Stadium”, Dublin, aty ku do të luhet finalja e Ligës së Europës mes Atalantës dhe Bajer Leverkusenit.

Një sfidë që pritet të jetë tepër historike për të dyja skuadrat.

Leverkuseni kampion i Bundesligës me trener tejet ambicios i cili në momentet vendimtare jep pulsin e lojtarëve të ekipit që edhe sot pritet të zhvillojë këtë ndeshje me fitore duke e përmbyllur edhe Evropën pa asnjë humbje që është dicka historike për klubin.

Në ekipin e e Gjermanëve nuk ka lojtar dominues në fushë por zhvillojnë futboll ekipor si në rastin e Xhakës që mesfushën e kontrollon dhe zhvillon siguri edhe tek lojtarët e tjerë që të jenë në zotërim të topit.

Bergamaskët vijnë në këtë duel pasi kanë arritur të mposhtin Sportingun, Liverpulin dhe Marsejën po ashtu në këtë sezonë janë një shembull i futbollit Italian.