Mirlind Daku vazhdon që të shënojë gola në Rusi. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën edhe në ndeshjen e sotme të Rubin Kazan kundër Spartakut të Moskës, të zhvilluar në transfertë.
Vendasit fituan me shifrat 3-1, ndërsa goli i vetëm për Rubinin u realizua nga Daku në minutën e 77 të takimit pas asistit të Shabanhaxhaj.
Daku me një prekje topi ka lënë në vend kundërshtarin dhe ka shënuar me qetësi.