Oleksandr Usyk tani është kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks pasi mposhti Tyson Fury.

SYRI TV

Ishte një meç spektakolar mes dy boksierëve të cilët dhuruan spekaktël në ‘Kingdom Arena’ të Arabisë Saudite.

Fury ishte më dominues në raundet e para të këtij meçi, mirëpo teksa koha po kalonte Usyk e mori kontrollin total të meçit duke bërë që në fund të merrte fitoren.

Pas përfundimit të raundit të 12-të, Usykut iu dha fitorja nga juria me rezultatet: 115-112, 113-114, 114-113.

“Po ndihem mirë, shumë njerëz u lutën për mua jua dua të gjithëve, jam shumë i lumtur. Njerëzit e mi do të jenë të lumtur mendoj, është një fitore e madhe, jo vetëm për mua,

është një fitore e madhe për shtetin tim, për ushtarët që po mbrojnë shtetin tim”, ka thënë Usyk.

“Mendoj se babai im po më shikon dhe është shumë i lumtur. Baba, të dua. Unë mundem, ju më thatë se unë mundem”.

“Nuk dua të tregoj mungesë respekti për gjyqtarin, por mendoj se ai e ndali nokautin në raundin e nëntë. Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme, diçka e pabesueshme”, përfundoi ukrainasi.