Për herë të parë në Shqipëri – dy gra martohen dhe kurorëzohen në Bashkinë e Tiranës

SYRI TV

Dy gra u martuan publikisht të dielën në Tiranë. Lajmi u bë publik në rrjetet sociale nga Aleanca LGBT.

Ceremonia e martesës së dy grave u bë në taracën e Bashkisë së Tiranës. Çifti u bekua edhe nga një prift.

Në postimin në rrjetet sociale, aleanca LGBT shkroi se Eda dhe Alba kurorëzuan dashurinë e tyre 14-vjeçare dhe se janë prindër të dy fëmijëve.

“Ditën e djeshme Eda dhe Alba kurorëzuan dashurinë e tyre 14 vjeçare nga e cila erdhën në jetë dy engjëj dhe sot bota vazhdon të rrotullohet. Asnjë skenar apokaliptik i predikuar nga inkuizitorët e moralit për të nxitur panik kolektiv për shpopullimin dhe shkatërrimin e botës nuk ndodhi. Këtë mëngjes të hëne, toka vazhdon të rrotullohet rreth diellit normalisht. Qofshi përgjithmonë të lumtura Eda dhe Alba. Dashuria do të triumfojë gjithmonë”, shkruhet në postim.