**Punëtoria për Institucionalizimin e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë – një Hap i Madh për Komunitetin Shqiptar në Zvicër**

SYRI TV

**Döttingen, Zvicër – 18-19 Maj 2024** – Një ngjarje e rëndësishme ka ndodhur në Döttingen, ku Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka organizuar një punëtori me temën

«Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë.» Ky aktivitet dyditor synon të mbledhë mësues dhe profesionistë për të diskutuar ide, përvoja dhe sfida që lidhen me mësimin plotësues të gjuhës shqipe jashtë vendit.

Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të Kosovës, dhe mbështetet nga Ambasada e Kosovës në Zvicër

dhe konsullatat në Cyrih dhe Gjenevë. Në hapje të punëtorisë, fjalë hyrëse mbajtën figura të larta si zonja Arberie Nagavci, znj. Liza Gashi, dhe znj. Artemis Malo, si dhe i posa zgjedhuri ambasador Mentor Latifi.

Aktivitetet e punëtorisë përfshijnë sesione diskutimi dhe punë në grupe për të identifikuar kërkesat institucionale dhe për të formuluar rekomandime për të avancuar procesin e mësimit plotësues.

Ky aktivitet shpresohet të sjellë ndryshime pozitive dhe përmirësime në mësimin e gjuhës shqipe për komunitetin shqiptar në Zvicër.

Pjesëmarrësve u ofrua akomodim dhe transport të organizuar, duke kontribuar në suksesin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme që paraqet një hap të rëndësishëm për edukimin e nxënësve shqiptarë në diasporë

dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar ndër brezat e rinj.

 

**Besim Laci**

**TV Syri – Zëri i Shqiptarëve në Zvicër dhe më gjerë**