Leverkuseni i Xhakës fiton titullin pa asnjë humbje ne 34 xhiro

SYRI TV

Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore ndaj Augsburgut, me rezultat 2-1, duke e mbyllur sezonin prej 34 xhirove pa asnjë humbje në Bundesliga.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Victor Boniface, në minutën e 12′, pas një asistimi nga Amine Adli.

Për golin e dytë u përkujdes, Robert Andrich, në minutëne 27′. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Mert Komur, e ngushtoi epërsinë e kampionit, por pa arritur ta barazojë rezultatin në fund.

Leverkuseni e mbylli sezonin me 90 pikë të grumbulluara nga 34 ndeshje.