Të enjten është mbajtur Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së në Kotor të Malit të Zi.
Në samit të pranishëm kanë qenë edhe liderët shqiptarë, Edi Rama, Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.
Në një video të publikuar në media, shihet raporti i ftohtë i dy liderëve, madje në momentin kur kryeministri Albin Kurti mbërrin në samit ngritën në këmbë të tjerët që ta përshëndesin, ndërsa kryeministri Rama nuk e bën një gjë të tillë.
Në lidhje me këtë ka reaguar profesori Enver Bytyçi i cili thotë se për të gjithë ata idiotë, naivë dhe banditë që ende besojnë se Edi Rama mban anën e Kosovës kundër Serbisë! E kundërta është e vërtetë!
Sipas tij, Rama shtrëngohet fort me Aleksandër Vuçiqin pas thirrjes për “qortim” të ambasadorit të tij në Tiranë.
Deri sa kryeministri i Kosovës Albin Kurti fliste, Edi Rama dhe Aleksadër Vuçiç ishin tejet të shqetësuar shihet edhe ne foto!
Postimi i plotë:
Sot në Podgoricë! Edi Rama shtrëngohet fort me Aleksandër Vuçiq, pas thirrjes për «qortim «të ambasadorit të tij në Tiranë!
Por as e luan prapanicën kur i jep dorën Albin Kurtit, ndërkohë që gjithë të tjerët ngrihen në këmbë për kryeministrin e Kosovës!
Për të gjithë ata idiotë, naivë dhe banditë që ende besojnë se Edi Rama mban anën e Kosovës kundër Serbisë! E kundërta është e vërtetë!