Mersim Zeqiri për dy tituj internacional UBO e UBF kunder Gregorio Dominguez nga Venezuela

SYRI TV

Gjithçka zyrtare per Mersimin, Gregorio Dominguez nga Venezuela është kundërshtar i boksierit shqiptar, Mersim Zeqiri i cili do të luftoj për dy titujt internacional UBO e UBF, ndeshje e cila do të zhvillohet me 20 korrik 2024 në Garana të Maqedonisë së veriut në fshatin e lindjes të Mersimit  nën organizim të promotorit Avdyl Salihu.

Kundërshtari është një boksier mjaft me përvojë i cili ka një rekord prej 17.3.0 dhe i cili ka paralajmëruar se po vjen në Kërçovë për të fituar!

“Federata UBO dhe UBF ka aprovuar bokserin nga Venezuela, Dominguez që të jetë kundërshtar i bokserit Mersim Zeqiri.

Është përballje historike dhe shansi pas vetëm 1 vjet në boksin profesionist të luftojmë për 2 tituj internacional e që janë të njohura edhe nga boxrec”, tha Salihu, duke shtuar se përgatitjet me Mersimin po vazhdojnë dhe të njëjtat po zhvillohen në Zvicër dhe një pjesë do të jetë në Shqipëri.

“Trajneri Enver Salihu po kujdeset rreth përgatitjeve të Mersimit dhe shumë shpejt do të udhëtohet edhe në Shqipëri ku do të vazhdojnë stërvitjet. Mersimi është i vetëdijshëm se për çfarë kundërshtari bëhet fjalë prandaj ai po jep maksimumin ne ushtrime dhe ndihet maksimalisht i motivuar që në Garana të ngre lart dy tituj për të shënuar madje histori në këtë vend të bukur”, deklaroi menaxheri, Avdyl Salihu.