Arnold «The Cobra» Gjergjaj me 27 Prill 2024 bokson kundër Denis Lewandowski nga Gjermania

SYRI TV

Arnold “The Cobra” Gjergjaj, tashmë një emër i njohur i boksit botëror me 27 Prill 2024 në Metro – Grand Casino ne Basel do të boksojë në meçin e radhës së World Boxing  Föderation (WBF)

Arnold « The Cobra » Gjergjaj (CH) VS Dennis Lewandowski (DE).

Sportisti luftarak shqiptar nga Pratteln i Zvicrës është tejet i përqendruar në këtë maç pasi që përballet kundër Gjermanit i cili ka një eksperiencë të madhe dhe është kundërshtar tepër i papërshtatshëm dhe fuqiplotë.

Arnoldi është mirë përgatitur në Zvicër por, po ashtu edhe në Prag ka zhvilluar trening me boksier të ndryshëm të sparingut dhe kondicion të mjaftueshëm të trupit .

Do të cekim se në ndeshjen e fundit të 23 shtatorit te 2023 kundër Bilal Laggoune mbrojti titullin e botës në kategorinë WBF kategoria e rëndë.

Kundërshtari i Arnoldit Denis Lewandowski është në skenën e boksit shumë i njohur dhe ka një të djathtën shumë të fortë që kundërshtarët e tij kanë përjetuar në dysheme.

Denis Lewandowski është 29 vjeç dhe shtatlartë 188 cm dhe bilanci i tij është 23 ndeshje me 18 fitore dhe (8) nokdaun.

Matja oficiale Weigh-in është të premten e 26 prillit në ora 19.00 në Hotel Loby të Aeroportit të Baselit dhe është i hapur për të gjithë.

Arnold Boxing Gala – Grand Casino Basel (e-guma.ch)