Real Madrid është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur Manchester Cityn vendas pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Real Madrid, është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.
Kjo ndeshje ka shkuar në vazhdime, dy herë nga 15 minuta, ndërsa pas penalltive ekipi i Real Madridit fitoi ndeshjen.
Real Madridi e ka shënuar golin e parë në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve në minutën e 12-të.
Ndërsa, Manchester City ka barazuar në 1:1 rezultatin me golin e Kevin De Bruyne në minutën e 76-të.
Ndërsa, në ndeshjen tjetër, Bayern Munich ka shkuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Arsenalin me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë.
Bavarezët golin e fitores e shënuan në minutën e 63-të.