Serbia vazhdon të qeveriset nga mentaliteti i periudhës së Millosheviqit.

SYRI TV
Serbia sot (ri)dëshmoi për të disatën herë se vazhdon të qeveriset nga mentaliteti i periudhës së Millosheviqit shkruan në profilin e saj kryetarja e PVD në Presheve z. Ardita Sinani.
Poashtu dëshmoi që njerëzit e atij regjimi famëkeq, janë po të njejtit edhe pse fshihen pas petkut të një politikani «demokrat».
Masat e ndalimit të qarkullimit të lirë si shenjë frustrimi të pështirë ndaj rekomandimit në Parlamentit Evropian për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Bashkësia ndërkombëtare e pa qartë në pikë të ditës se Serbia është çdo herë rrezik permanent që të shkaktoj masa represive ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës në çdo mundësi që i jipet.
Fëmijë, pleq e gra të lënë për disa orë në pritje në kufi, që u përfunduan edhe rezervat ushqimore. Pamje që rikthyen në kujtesën e tërë botës rradhët e pritjeve të refugjatëve të cilët i kishte dëbuar nga shtëpitë e tyre.
Tipike e regjimeve autoritare e antidemokratike që hakmirren ndaj popullësisë civile.
Vetëdijësimi sa më i shpejtë i Serbisë se Kosova është REPUBLIKË, shtet i pavarur dhe sovran që së shpejti do të jetë pjesë e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, do t’i shërbejë «demokratizimit» të synuar të saj.
Në të njejtën kohë, mbase ky rast i sotëm, ku një shtet shkel konventat bazë mbi lëvizjen e lirë të njerëzve do të duhej t’i shërbente bashkësisë ndërkombëtare që të mos bënte sehir, e as të përkëdhelë më tej një shtet autokrat e një president autokrat.