Humbja e parë e Florian Markut në boksin profesionist

SYRI TV

Boksieri shqiptar, Florian Marku është mposhtur ndaj Chris Kongos në O2 Arena në Londër.

Boksieri shqiptar, Florian Marku është mposhtur ndaj Chris Kongos në O2 Arena në Londër.

Një numër i madh tifozësh ishin të pranishëm në stadium për ta përkrahur boksierin nga Lushnja e Shqipërisë, shkruan Indeksonline

Florian Marku ishte shumë më i mirë se kundërshtari i tij, sidomos në katër raundet e para. Por, në raundet e fundit, boksierit shqiptar iu larguan disa pikë nga gjyqtarët për shkak të goditjeve mbrapa kokës, dhe kështu e humbi meçin.

Tre gjyqtarët kryesor dhanë pikë maksimale për Chris Kongon: 96-94, 96-93 dhe 98-92

Kujtojmë që kjo ishte humbja e parë e Markut në boksin profesionist.