Lazio ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë ndaj Bayern Munich.
Ekipi Italian triumfoi minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj bavarezëve në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar dhe me pak raste shënimi, shkruan Gazeta Express.
Upamecano u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 67-të të ndeshjes.
Dy minuta më vonë, Ciro Immobile shënoi nga penalltia për 1:0, e që në fund doli edhe të ishte goli i fitores.
Përkundër fitores, gjithcka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet në Mynih.