Raian Zulbeari pjesë e shkollës së futbollit «DARDANIA KF» në Zvicër

SYRI TV

Futbollisti shqiptar Raian Zulbeari, i lindur në shkurt të vitit 2015 në San Severino Marche të Italisë, me prejardhje nga Gostivari i Maqedonisë , një djalosh 9 vjeçar, nxënës i klasës së tretë në shkollën «SchulHof » në St.Gallen,

përpos që është i mirë në mësime, e ka pasion futbollin dhe frymëzimi më i madh i tij vjen nga futbollistët më të mirë shqiptarë dhe ata ndërkombëtar që sot po na përfaqësojnë nëpër botë.

Raiani punon fort dhe ka ëndërr të luaj për ndonjë ekip të njohur ndërkombëtar, por me nostalgji e ruan ëndrrën e tij që të luaj për kombëtaren Shqiptare .

Ai ka lindur në Itali , ndërsa tani jetonë St.Gallen të Zvicrës. Është fëmija i parë i familjes Zulbeari , i pari anëtar në familje që pritet në të ardhmen të bëhet një futbollist i njohur në Zvicër.

Raian është nxënës i shkollës së futbollit «DARDANIA KF » në St.Gallen të cilët zunë vendin e parë në turnirët e grup moshave të njëjta të organizuara në pjesën e Zvicrës gjermane.

Ndërsa, ai vet disa herë është shpallur golashënuesi më i mirë i ndeshjeve. Raiani deri më tani ka fituar një numër të madh të diplomave dhe disa kupa bashkë me shokët e tij. Nëntëvjeçari nga Gostivari i Maqedonisë, ka filluar rrugën e ëndrrës së tij, falë përkrahjes së madhe që ai e merr nga prindërit, të cilët nuk kursehen asnjëherë, vetëm e vetëm që ai të arrijë majat e suksesit.

Në sirtarin e Raianit ka pothuajse të gjitha dresët e ekipeve më të mëdha në botë, si dhe fotografitë e lojtarëve të preferuar të tij siç janë: Messi, Ronaldo, por na tha se shumë i pëlqen Shaqiri dhe ka shumë dëshirë që një ditë ta vesh petkun kuq e zi të Shqipërisë, ndërsa u emocionua shumë kur tregoi se jam i vetmi shqiptare që e mbajë shqiponjën kuq e zi, mendoi se ndoshta në të ardhmen edhe do të luajë kombëtaren shqiptare.

Raian Zulbeari shpejtë është transferuar ne dy ekipe më lartë ne EA1 dhe tani ai bën pjesë në grupin B të Kategorie Junior dhe ku tejkaloj Promocionin në sezoni e tretë dhe shënoi 7 gola.

Në pyetjen e portalit Syri.tv cila është dëshira e tij më e madhe, Raian u përgjigj duke thënë se dëshiron të bëhet lojtar i mirë, të ketë teknikë, ta njohin të gjithë dhe të luftojnë për të. Ai madje ka shumë besim se do ta arrijë këtë, sepse siç na tha edhe neve, po punon shumë, pa përtesë dhe pa u ndalur.

Për Syri. TV nga Alstätteta St.Gallen Gazetari : Arben Mehmeti.