Kryesia e UKSHFZ që në fillim të vitit ka filluar parapërgatitjet duke kontaktuar me disa Klube të vetë interesuara dhe që kanë infrastrukturë të mirë dhe i plotësojnë kushtet e zhvillimit të Kupës së Diasporës për të gjitha Klubet e Futbollit Shqiptar në Zvicër.
Kryetari z. Feti Demoli, Sekretari z. Musli Saiti dhe me pëlqim të Z. Kryetarit Rino Dauti dhe disa anëtarëve të kryesisë së UKSHFZ vizituam Klubin FC Iliria e cila ka garuar në ligen e dyte inter – regjionale dhe tani kryesuese në Ligën e dyte të grupit të tyre. Me Kryetarin e FC Iliria z. Rrahim Dakaj dhe z. Shkumbim Qallakaj Spikopräsident biseduam për rrjedhën dhe zhvillimin e mundshëm të kupës së UNIONIT në Solothurn me FC Iliria nikoqire.
Feti Demoli dhe z. Rrahim Dakaj në detaje i biseduan mundësinë dhe plotësimin e infrastrukturës për evenimentin madhështorë e për të falënderuan për gatishmërinë dhe dëshirën e FC Iliria që të jenë nikoqire e Kupës së Diasporës 2024 për të gjitha klubet e Futbollit Shqiptar në Zvicër.
Edhe pse sipas të gjitha parashikimeve dhe gatishmërisë dhe dëshirës së FC ILIRIA me kushte tejet të mira për Zhvillimin e Kupës 2024, kryesia e UKSHFZ ditët në vijim do të dalë me deklaratë dhe do të i njoftojë të gjitha Klubet Shqiptare të Futbollit në Zvicër.
Kryesia e UKSHFZ