Lajme të mira për Kosovën nga Eurodeputeti Holandez

SYRI TV

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, e ka cilësuar liberalizimin e vizave për Kosovën një hap të rëndësishëm, i cili, sipas tij, do të ndikojë pozitivisht në forcimin e marrëdhënieve të këtij shteti me vendet anëtare të bllokut evropian.

Ai e ka përshëndetur edhe vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportave, duke thënë se është sinjal i mirë që Spanja mund të ndryshojë qëndrim sa i përket njohjes se pavarësisë së Kosovës.

“Unë kisha informacione edhe më herët se Spanja ishte duke lëvizur në atë drejtim për të njohur pasaportat e Kosovës, por ata po prisnin momentin e duhur për ta bërë publik lajmin. Shpresoj që hapi i radhës nga Spanja do të jetë fillimi i procedurave për ta njohur Republikën e Kosovës. Jo vetëm Spanja, besoj se në atë drejtim duhet të lëvizin edhe katër shtetet e tjera mosnjohëse brenda bllokut evropian. Konsideroj se duhet edhe më shumë angazhim nga 22 shtetet e tjera të Bashkimit Evropian për t’i bindur ato 5 vendet që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës. Unë akoma nuk e di datën e saktë, por jam i bindur që ato 5 shtete do ta njohin pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Reuten.