Mikpritja e saje ne PA ishte tejet miqësorë dhe që në fillim ajo tha se paraqitja e situatës me Kosoves dhe Serbise ka te bejë ne disa fusha te ngjashme me luftën në Ukraine dhe është e qartë se integrimi edhe i Ukrainës është i domosdoshëm në EU. Ukraina dhe roli i sajë është krejt një situatë tjetër krahasuar Kosovën dhe Serbinë sepse këtu janë duke u zhvilluar bisedimet nën mbikëqyrjen e BE dhe z. Lajçak.
Pra duhet angazhim i madh për Kosovën dhe diplomaci e mirëfillte që në institucionet internacionale ku është e pranishme dhe aty ku akoma nuk është pjese e tyre të shfrytëzojnë shansin e mundur të anëtarësohen dhe bashkë me shtetet demokratike të rrugëtojnë ne jetën normale.
Dialogu në mundësinë e BE duhet shfrytëzuar sa me parë sepse vitin tjetër janë zgjedhjet në BE dhe Amerikë dy faktor të rëndësishëm prandaj duhet reaguar dhe shfrytëzuar momentet sa më shpejtë në 3 muajt e ardhshëm si dhe marrëveshjet e 2013 dhe 2015 të zbatohen edhe pse ka ngecje të shumta rreth ratifikimit te tyre e që është shumë në interes të Kosovës.
Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq duhet të tregojnë interesim më të madh mes dy palëve që të arrijë nivelin e duhur që procesi të shtyhet përpara.
Në Serbi tani zgjedhjet dhe sa do te jen demokratike dhe transparente e të lira do te shohim dhe a do tregohet liri atje. Pastaj kemi kohe që marrëveshjet ti shtyjmë përpara që të arrihet shumë më tepër mes Kosovës dhe Serbisë.
Trysnia ndaj Serbisë patjetër duhet të rritet gjithandej që të mundësohet lehtësimi i popullatës serbe në Kosovë të zhvillohet dhe asociacioni të formohet sa më shpejtë.
Kemi kërkuar edhe nga Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti që të dalë me një model evropian për asociacionin (i kemi rreth 16 nga to) e që ne kemi përzgjedhur njërin nga to dhe ta formojë asociacionin sa me shpejt që është e mundur.
Liberalizimi i vizave për Kosovën është edhe ne interes te BE edhe pse deri me tani qe nga viti 2016 Kosovaret dhe me tej kane shpresuar dhe kane qëndruar të urtë dhe ne pritje edhe pse kriteret i kane plotësuar shumë më heret. Tani kemi situate tjetër dhe interesimi jone është që Kosovën ta kemi sa me afër BE.
Në Kosovë vitin 1999 bombat shkatërronin vendin dhe vdisnin shume të pafajshëm e anën tjetër gratë përdhunoheshin nga ushtria dhe paramilitaret Serbe, e njëjtë është tani me situatën në Ukrainë apo edhe ndoshta më keq edhe pse BE është në mbështetje të ndryshme për popullatën e Ukrainës e me shpresë që lufta të përfundojë.
Shihet qarte se Putini eshte duke destabilizuar rajonin edhe pse është vërejtur qe nga fillimi si ne Belorusi, Poloni e me gjere dhe mbyllja e kufijve me Finlandën është i gjithë një plan i orkestruar i Rusisë në këtë drejtim.
Ka vende te cilat hezitojnë ta njohin Kosovën por ne jemi të interesuar për integrimin e sajë ne EU por duhet cekur se zgjedhjet e reja ne BE do të jenë e lira dhe demokratike ne interes te Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit.
Po ashtu ajo tregoi me buzëqeshje se është kënaqësi te punohet me vendet e Ballkanit e ne veçanti me Kosovën dhe rajonin të integrohen në EU.
Shembull i mirë për Kosovën dhe bashkëpunimi nga afër me vendet tjera si për shembull gazetaret nga Ukraina dhe aty shihet se kosovaret kujtojnë të kaluaren e tyre prandaj janë mikpritës të tyre.
Mark Baftiaj
Intervista me z. Viola von Cramon Raportuese në Parlamentit Evropian për Kosovën – YouTube