Emery pas fitores me Cityn: Nuk ka pushim, radhën e ka Arsenal!

SYRI TV

Aston Villa ia doli mbanë në ndeshjen shtëpiake ndaj Manchester City duke triumfuar përballë Kampionëve në fuqi të Premier League me rezultatin 1-0. Një fitore që e ngjit “The Villans” në vendin e tretë, vetëm katër pikë larg kryesuesve të Arsenal.

Megjithatë, trajneri Unai Emery kërkon të shmangë euforinë dhe pavarësisht se i gëzohet fitores ndaj Cityt, “fton” lojtarët e tij të qëndrojnë me “këmbë në tokë”.

“Ishte një fitore vërtet e bukur, tani duhet të besojmë më shumë tek vetja. Jemi për momentin në katër skuadrat më të mira, por nëse krahasohemi me skuadrat e tjera atëherë them se nuk jemi në garë për titullin por shijojmë momentin.

Por, tani në këtë pikë duhet të qëndrojmë të fokusuar”, u shpreh Emery. Aston Villa është në një ecuri fantastike në shtëpi teksa në “Villa Park” ndaj Manchester City regjistroi fitoren e 14 radhazi.