Prokuroria Speciale e ka parashtruar kërkesën për lëshimin e urdhërarrestit nga ana e Interpolit, për organizatorin kryesor të agresionit të Banjskës, Milan Radoiçiq.
Kështu ka deklaruar për Klan Kosova, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj.
Isufaj tha se di të parashtrohet edhe kërkesa ndaj 11 sulmuesve të tjerë të Banjskës.
Më 24 shtator si rezultat, i sulmit terrorist nga një grup i armatosur serb, u vra polici Afrim Bunjaku.
Gjatë operacionit u vranë edhe tre pjesëtarë të grupit terrorist.
Po ashtu u arrestuan edhe tre të tjerë, anëtarë të këtij grupi.