Në kuadër te UKSHFZ dhe TV Syri në Zvicër sot kemi takim me kombëtaren e Kosovës ne futboll dhe stafin drejtues dhe kryetarin e FFK z. Agim Ademi.
Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli me stafin do të ketë takimin përgjegjës nga Unioni për rrjedhën e ndeshjes Zvicër Kosovë.
Në këtë takim në Basel do te kemi bisedë rreth ndeshjes dhe zhvillimit të saj për kualifikimin e Evropianit 2024 që do të zhvillohet ne Gjermani.
Synimi i UKSHFZ është që të jemi sa më afër pranë talenteve të ri të futbollit në Zvicër dhe të shërbejmë kombëtaret tona në Kosovë dhe Shqipëri.
Qëllimet e UKSHFZ janë që të jem sa më afër Klubeve të Futbollit shqiptar në Zvicër dhe të jem urë lidhja me vendlindjen
Në këtë takim do të kemi mundësinë edhe për risi nga TV Syri që do të zhvillojmë direkt me stafin e FFK dhe ekipin e kombëtares tonë.