Ministrja e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka dhënë porosi të qarta për perspektivën e anëtarësimit të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës e Serbisë në Bashkim Evropian.
Kur foli para gazetarëve në nisje të takimit të shefave e shefeve të diplomacisë së 27 vendeve anëtare të BE-së që po mbahet këtë të hënë në Bruksel, diplomatja gjermane, gjithashtu potencoi rëndësinë e pjesëmarrjes së gjashtë ministrave të jashtëm nga perëndimi i Ballkanit të cilët do takohen me evropianët, në një sesion pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
“Oferta e paqes dhe sigurisë në Bashkimin Evropian është mburoja mbrojtëse më e rëndësishme tani edhe për partnerët dhe miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor. Prandaj është kaq qendrore ,që ne në këto kohëra ta kuptojmë që zgjerimi është një çështje gjeopolitike, dhe që për paqe e siguri në Evropë, nuk duhet të ketë “zona gri””, tha ajo
Kryediplomatja nga Berlini, shtoi se BE-ja forcohet me zgjerimin që pritet të bëhet me shtete të reja anëtare,