Luan Rudaj synon mbrojtjen e titullit të kampionit të botës në sportin Muay Thai.
Rudaj ka zbuluar kundërshtarin, Reisin, i cili është nga Irani dhe kundërshtar shume i pa përshtatshëm.
“Kundërshtari me një përvojë shumëvjeçare dhe ndër kundërshtarët më të fortë, sfiduesi zyrtar, vjen nga Irani dhe ka një bagazh tepër të mirë dhe me përvojë. Kjo do të jetë një betejë shumë e vështirë, ju siguroj. Titujt na përkasin neve!”, ka thënë Rudaj.
Veç për mbrojtjen e titullit, ai në të njëjtën kohë do të luftojë edhe për titullin e Super Pro World Champion të të dyja federatave.
Përndryshe, meçi do të zhvillohet në Malishevë me datën 11 nëntor 2023.