Luan Rudaj, Kampioni i botës përgatitet në Tajlandë për meçin e madh të 11 nëntorit në Malishevë

SYRI TV

Luan Rudaj po bëhet gati për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës.

Garuesi kosovar i sportit Muay Thai ka vendosur që një pjesë të përgatitjeve ta kryejë në Tajlandë, ku synon ta arrijë formën optimale para meçit të 11 nëntorit, të cilin do ta zhvillojë në palestrën e sporteve “Habib Zogaj” në Malishevë.

Sportisti me prejardhje nga Malisheva, i cili jeton në Zvicër, e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit ka njoftuar për fazën përgatitore, shkruan “Gazeta Express”.

Rudaj e kishte zyrtarizuar meçin e tij që do ta zhvillojë në Malishevë pak javë më parë, ndërsa aty do të luftojë për titullin e Super Pro World Champion të të dy Federatave, A.F.S.O dhe W.T.K.A.

Ndonëse nuk e ka zyrtarizuar ende emrin e kundërshtarin, garuesi kosovar po bëhet gati pë këtë meç mjaft special për të.

Ai premton se do të mundohet ta shkruajë historinë në vendin ku i rrahë zemra më së shumti.

Gjithashtu, pret mbështetje të madhe nga publiku për ta shënuar së bashku një fitore historike.

Luan Rudaj është njëri prej sportistëve më të suksesshëm që i ka pasur ndonjëherë Kosova.

Ai i ka bërë gjithmonë krenarë shqiptarët me fitoret e tij dhe me titujt e fituar në karrierë. /Gazeta Express/