Deputeti i Bungestagut, Thomas Hacker: Vuçiqi e ka gënjeshtrën element qëndror të veprimeve të tij

SYRI TV

Deputeti i Bungestagut, Thomas Hacker, ka reaguar ndaj pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, se në Kosovë “po kryhet spastrim etnik”. Hacker ka thënë se fatkeqësisht, Aleksander Vuçiq, gënjeshtrën e ka element qendror të veprimeve të tij, shkruan Express.

“Akuza për spastrim etnik në Kosovë është thellësisht e rreme”, ka shkruar Hacker.

Ai tutje ka thënë se Lista Serbe duhet të dënojë ngjarjet e fundit dhe të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv.

“Fatkeqësisht, gënjeshtra është një element qendror i veprimeve të presidentit #Vuçiq. Akuza për spastrim etnik në #Kosovë është thellbësisht e rreme. Lista Srpska duhet të dënojë ngjarjet e fundit + të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv.”, ka shkruar Hacker.