2 me 2 përfundon ndeshja historike e Kombëtares së Futbollit të Kosovës kundër Zvicrës

SYRI TV

Edhe pse një numër i madh të mërgimtarëve kanë arritur nga Zvicra në Kosovë për te mbështetur të dy kombëtaret dhe ndajnë mendimin që të dy kombëtaret duhet te kualifikohen edhe pse për Kosovën është vështirë si që tha Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli që bashke me kryesinë enkas kanë ardhur nga Zvicra në Kosovë për ndeshjen historike.

Pjesa e parë i takoi mysafirëve nga Zvicra me golin e shënuar në minutën e 14 nga Freuler të cilët edhe dominuan në 25 minutat e parë të ndeshjes.

Kombëtarja e Kosovës tregoi në fushë se ka potencial të futbollistëve që të përballet kundër ekipeve kombëtare të mira çka u pa sot edhe kundër një ekipi tejet solid si Zvicra.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri zhvilluan ndeshjen historike të tyre me plotë emocione duke llogaritur se janë duke zhvilluar ndeshje kundër shtetit te lindjes dhe në vendlindjen e tyre.

Pjesa e dytë filloi furishëm kundër Helvetikëve dhe ne minutën e 64 pas asistimit tëpër të saktë të Rashicës, Vedat Muriqi me koke barazon rezultatin e shumë pritur nga tifozët vendorë në 1 me 1.

Edhe pas barazimit kombëtarja e Kosovës ishte gjithnjë në zotërimin e topit dhe disa herë ishin pranë portës së portierit Sommer çka ishte një sinjal se kërkojnë fitore ndaj Helvetikëve.

Papritmas në minutën e 78 pas gjuajtjes të Freuler, kapiteni i kombëtares Rrahmani duke tentuar të largojë topin shënoi autogol dhe Zvicra udhëhiqte 2 me 1.

Në këto momente duke llogaritur edhe disa minuta në përfundim të ndeshjes, mendohej se humbi tempo e ndeshjes mirëpo kombëtarja e Kosovës me pasime të dhe lojë me plot zemër dhe dëshirë për mos të u mposhtur para publikut të tyre, në minutat shtesë të ndeshjes në zonën më të rrezikshme 16 metra erdhi përsëri pasimi te Muriqi dhe rezultati u barazua në 2 me 2.

Pra, kombëtarja e Kosovës tregoi pjekurinë e plotë me trajnerin e ri dhe ndeshjen e shkëlqyer.