Arnold «The Cobra» Gjergjaj fiton kundër Bilal Laggoune në maçin për Titullin FIGHT WBF WORD HEAVY

SYRI TV

Edhe sonte Arnold Gjergjaj ishte me i mire se kundërshtari i tij para shumë tifozëve të flakët në përkrahje të kampionit të vërtetë si që është Arnoldi.

Laggoune në fillim të raundeve të para u tregua shumë i kujdesshëm por boksat e njëpasnjëshëm të The Cobra hapnin rrugën për ta goditur direkt në kokë.

Është përfolur shumë se Bilal Laggoune nga Belgjika do të jetë një kundërshtar shumë i pa  përshtatshëm  me një bilansë të maçeve 36  me 3 barazime dhe vetëm 2 humbje.

The Cobra ishte i vetëdijshëm se do të  ketë përballë një boksier të talentuar e që Cobra ishte përgatitur mirë dhe në ring tregoi maturi të një mjeshtri të vërtetë duke përdorur teknikën e tije dhe boksin e furishëm të tije që disa herë kundërshtari u gjend në pozita tejet të  vështira.

Nuk ishte e lehtë për Laggoune të pranojë grushtet shumë të rënda nga një boksier shtat gjatë dhe tejet të talentuar dhe me përvojë si që është Arnold The Cobra Gjergjaj.

Duhet cekur se në 12 Raundet Cobra fitoi me pikë  dhe ishte shumë më i mirë e që nuk ishte edhe aq vështire për referët të ja ndajnë fitoren e 37 me radhe në dhe pa asnjë humbje me vetëm 3 barazime në kategorinë e Title FIGHT WBF WORD HEAVY .

Referët ndanë pikët:

115 113 Arnold

113 115 Bilal

115 113 Arnold

Nga tre referët anësorë pas 12 raundeve dy nga ta ndanë pikët e fitores për Arnold The Cobra Gjergjaj kurse njëri ndau pikët për Bilal dhe pas 12 raundeve dora ju ngrit kampionit dhe meritorit për fitore.

Pa asnjë diskutim se në kategorinë e rëndë FIGHT WBF WORD HEAVY The Cobra është dominues dhe kampion i vërtetë që çdo kundërshtarë i tije do të ketë telashe në katrorin e litarëve.

Televizioni Syri ishte prezent dhe transmetoi ndeshjen drejtpërdrejtë nga Riehen i Kantonit të Baselit.    Linku nga:    Facebook