Vetëm disa orë na ndajnë nga ndeshja e madhe për Titullin Botëror në boks në organizimin e WBF

Admin

“The Cobra” Arnold Gjergjaj neser më 2 shtator në Basel do të luftoj për titullin “WBF WORLD HEAVY”

Arnold Gjergjaj, i njohur si «The Cobra», do të përballet në Bazel me boksierin Bilal Laggoune nga Belgjika si sfidues për titullin «WBF WORLD HEAVY». Bilal Laggoune ka në karrierën e tij 31 meqe 26 fitore, 3 humbje dhe 3 barazime.

Eventi do të zhvillohet në Landgasthof, Baselstrasse 38, 4125 RIHEN, nesër më 2 shtator, ndërsa peshimi i boksierëve dhe konferenca për shtyp u zhvillua sot. Në konferencë ishin të pranishëm Arnold Gjergjaj, trajneri Beat Ruckli, kundërshtari Bilal Laggoune, trajneri i tij dhe ndërmjetësuesi Dyli Salihu, si dhe mbikëqyrësi i WBF.

Ngjarja u moderua nga Ringsprecher Stefan Müller, i cili gjithashtu do të jetë spikeri i ringut gjatë ndeshjes.

Sipas organizatorëve, ka ende vende të lira, ndaj bëjnë thirrje që të vijnë sa më shumë për t’i përkrahur boksierët shqiptarë në këtë event.