Ballkani shënon fitore ndaj Lincoln Red Imps, kualifikimi në play-off pothuajse punë e përfunduar

SYRI TV

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Lincoln Red Imps, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në kuadër të Ligës së Konferencës me rezultat 2:0, kështu duke ia lehtësuar vetës punët për kualifikim, i cili do të kërkohet në Gjibraltar pas një jave.

‘Xhebrailat’ dominuan tërësisht takimin dhe vetëm portieri mysafir e shpëtoi skuadrën e tij pa pësuar më shumë gola.

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, ndonëse Ballkani ishte më kërkuese, duke krijuar raste të rrezikshme gjatë tërë kohës.

Ndërsa pjesa e dytë ishte ajo ku erdhi fitorja, me dy golat fantastik të shënuar.

Fillimisht ishte Nazmi Gripshi që shënoi në minutën e 60-të një gol të bukur, pasi u asistuar mrekullisht nga Nazmi Gripshi, për rezultatin 1:0.

Vetëm dy minuta më pas, pas një harkimi nga këndorja, topi erdhi te Lorenc Trashi që me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca shënoi për 2:0.

Ballkani vazhdoi me rastet e krijuara deri në fund të takimit, por rezultati nuk ndryshoi dhe si rrjedhojë suharekasit morën fitore me rezultat 2:0, të cilin do të duhet ta mbrojnë pas një jave më 17 gusht në Gjibraltar, për të siguruar fazën e play-offit.

Kujtojmë se në rast kualifikimi në play-off, Ballkani do të takohet me humbësin nga ndeshja Sheriff Tiraspol – Bate Borisov, me shumë gjasë këta të fundit, pasi në ndeshjen e parë kanë pësuar humbje 5:1 si mysafirë.

.