Neymar e lë PSG, është para nënshkrimit me Chelsin

SYRI TV

Futbollisti brazilian Neymar aktualisht është më afër largimit nga PSG që nga ardhja e tij në Paris në një transferim rekord futbollistik.

Ashtu si Mbappe, Neymar nuk ka më çfarë të kërkojë në Paris.

Shitja, duket se do të jetë e pashmangshme dhe i pari në radhë për blerjen e tij është një klub krejtësisht i papritur.

Le Parisien raporton se Chelsea dëshiron që Mauricio Pochettino të sjellë sërish Neymar dhe kështu të ringjallë bashkëpunimin e tyre nga Parisi.

Edhe pse Neymar ishte një nga nismëtarët e nismës sipas së cilës Pochettino u shkarkua nga PSG, ky trajner ende e dëshiron atë në ekipin e tij.

E gjithë puna do të fillojë dhe së shpejti do të përfundojë kur Neymar dhe bosët nga “Parku i Princave” të vendosin zyrtarisht t’i japin fund bashkëpunimit, transmeton Sportam.