Boksieri shqiptar e rrahu serbin (video)

Admin

Shqiptarët e Austrisë kishin arsye të festonin në fundjavën që shkoi.

Boksieri nga Kosova, Driton Muharremi e ka regjistruar një fitore të madhe dhe speciale në meçin e tij të radhës.

Ai e rrahu kundërshtarin serb me pasaportë austriake, Nikola Savic, në një meç që zgjati tri runde në peshat e rënda.

Meçi u zhvilluar më 1 korrik, respektivisht të shtunën që shkoi në Linz të Austrisë në kuadër të organizimit “Creed Fight Nights”.

Muharremi u vesh me flamur të Kosovës derisa e mori vendimin e shpalljes fitues, ndërsa afër në ring prezent ishte edhe flamuri kombëtar shqiptar, shkruan “Gazeta Express”.

Boksieri nga Kosova jeton qe një kohë të gjatë në Austri, ndërsa synon të ketë suksese të mëdha në sportin që e do aq shumë dhe që e bën me pasion.