Me 9 Korrik në Zvicër zhvillohet “KUPA E DIASPORËS 2023” në kuadër të UKSHFZ në mbështetje të FFK dhe MPJD dhe FC BESA nga Biel Bienne nikoqire

SYRI TV

Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ) pas pandemisë këtë vit rikthehet fuqishëm me interesimin e pjesëmarrjes të klubeve Shqiptare në KUPEN E DIASPORËS 2023 e që kësaj radhe zhvillohet në Biel Biene të Kantonit të Bernit te  FC BESA.

Pjesëmarrja e klubeve kësaj radhe dallon shume në krahasim me vitin e kaluar që ishte akoma freskët lirimi i masave të pandemisë, e që këtë vit pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 13 ekipe aktive të cilat garojnë nga Liga 1 gjer te ajo e ligës së 4 në Zvicër.

Unioni i mbështetur nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, sipas statusit zhvillon çdo vit kupën e Unionit që nga themelimi i sajë në vitin 2014.

Fituese e Kupës së Unionit deri me tani FC Kosova nga Zürich ka ngadhënjyer disa herë dhe ka përfaqësuar Klubet shqiptare të futbollit nga Zvicra në garën me fituesin e Kupës në Kosovë dhe nga Gjermania.

Me 9 Korrik sipas programit të paraparë, fishkëllima e referit në fushën1 do të nisë në ora 09 në ndeshjen KF Shqiponja Langenthal kundër nikoqirit FC Besa dhe në fushën 2 FC Kosova nga Neuchateli kundër FC Prishtina nga Berni, e pastaj pasojnë ndeshjet kualifikuese të 4 grupeve.

Në orën 14.05 përfundojnë kualifikimet dhe pastaj në fushë paraqitet Shoqëria Kulturo Artistike ALBA KULT nga Berni me të ri dhe të reja nën udhëheqjen e Ajet Cervadikut, do të na argëtojnë 15 minuta me valle shqipe në koreografinë e Elham Istogut.

Në orën 14.20 fillojnë ndeshjet e çerek finales të kualifikimeve dhe në orën 15.50 zhvillohet gjysmë finalja dhe në përfundim finalja e KUPËS SË DIASPORËS 2023 fillon në orën 17.20

Të pranishëm do të jenë përfaqësues nga Federata e Futbollit të Kosovës, nga MPJD, përfaqësues të Ambasadave të Kosovës, Shqipërisë , Maqedonisë së Veriut, Sportist me bagazh internacional si  Milaim Rama, Azem Maksutaj, Nuri Seferi, Arnold Gjergjaj, Erzen Rrustemi, Luan Rudaj .. dhe shumë të tjerë e po ashtu shikues dhe mbështetës nga e gjithë Zvicra

Falenderojmë për mbështetjen e pa rezervë Sponsorin gjeneral të Kupës z. Izet Sahitaj dhe Imas Uznach AG, nikoqirin e Kupës 2023  FC Besa nga Biel Bienne në adresën Längfeld 2 / Länggasse 73  2504 Biel Biene / Kanton Bern