Në mbledhjen e Qeverisë Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se dy formacione ilegale, “Mbrojtja Civile” dhe Brigada e Veriut”, janë shpallur organizata terroriste nga ana e institucioneve të Kosovës.
Kurti ka thënë se bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë të Kosovës dy formacione ilegale, “Mbrojtja Civile” dhe Brigada e Veriut”, paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë dhe serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Republikën e Kosovës.
“Bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë të Kosovës dy formacione ilegale, “Mbrojtja Civile” dhe Brigada e Veriut”, paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë dhe serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Republikën e Kosovës. Për këtë e nisur nga fakti që kërcënimi juridik e kushtetues i rendit tonë është i pakompromis, e në veçanti duke pasur për qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Republikës tonë nga veprimet terroriste, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në sulmet e armatosura ndaj policisë, ELEXIT e KFOR, sulmet ndaj qytetarëve, pengimi i lëvizjes së lirë, detyrimi i qytetarëve për të marrë pjesë në protesta, barrikada e të tjera, kanosje dhe frikësim i qytetarëve në veri, subjekteve politike e kandidatëve, Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut shpallen organizata terroriste në Republikën e Kosovës”, tha Kurti ndër të tjera.
Ndërkaq Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla shtoi se aktivitetet e këtyre grupeve janë tërësisht kriminale, cenojnë rëndë rendin kushtetues dhe përmes shantazheve pengojnë bashkëpunimin e qeverisë me qytetarët serbë në Kosovë.