Franca, “ok” futbollisteve me shami

SYRI TV

Këshilli i Shtetit Francez ka vendosur që futbollistët femra kanë të drejtë, nëse dëshirojnë, të konkurrojnë me ekipet e tyre me shami dhe ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të Federatës Franceze të Futbollit për të kundërtën.

Ndalimi do të vazhdojë të zbatohet për ekipin kombëtar të futbollit të femrave të Francës, për të cilin Këshilli i Shtetit tha në vendimin e tij se “përfaqëson kombin”.

Vendimi i Këshillit të Shtetit u kritikua ashpër nga partitë e ekstremit të djathtë francez, si dhe nga ministri i Brendshëm i vendit, Gérald Darmanen.

Këshilli i Shtetit Francez ka lëshuar sot një deklaratë duke i cilësuar reagimet si “sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit”.