FC Iliria ( Shqiponjat ) nga Solothurni zhvilluan ndeshjen e kthimit kundër FC Locarno

SYRI TV

FC Iliria zhvilloi ndeshjen e kthimit në stadiumin qendror të Solothurnit kundër FC Locarno dhe ishte një atmosferë tepër e mirë dhe me një kohë të përshtatshme për futboll.

Qe në fillim FC Iliria me shumë vrull filloi ndeshjen me shpresë të barazoj rezultatin e ndeshjes së parë në Locarno që pësuan 3= 0 dhe krijuan shanse të volitshme e që dëshira e tyre për këtë lojë ishte shumë e rëndësishme për ngritjen nga liga e 2 të në atë 2 interregjionale.

Edhe trajneri V. Dedaj i cili një kohë të gjatë është në këtë klub qëndronte pranë vijës duke motivuar të rinjtë të kalojnë pragun e golit të parë të avantazhit e që më pastaj thyhet akulli i brendshëm dhe shënojnë edhe më shumë gola për ta përmbysur ekipin kundërshtar.

Por ndodhi e kundërta kur nga një kombinim i bukur  të lojtarëve kundërshtarë papritmas kalojnë ne avantazh për të ja vështirësuar edhe me shume shpresat FC Ilirisë.

Më pas edhe një herë kaluan në avantazhin e 0 me 2 për Locarnon që ndoshta ishte edhe vendimtare me shpresat e përmbysjes së këtij rezultati të thellë.

Mirëpo edhe përkrah rezultatit FC Iliria zhvillonin dhe kombinonin aq bukur sa që filloi fati i tyre të lulëzojë në fushë e sidomos para tifozëve vendorë që gjithë vitin i kanë mbështetur në kampionat dhe në Kupë, ata arritën ta zvogëlojnë rezultatin në 1=2.

Edhe një herë filluan vrullshëm pas këtij goli të parë dhe arritën me shumë meritë edhe të barazojnë rezultatin ne 2 me 2 e çka edhe përfundoi ndeshja pa u mposhtur para publikut të vetë e FC Locarno u gëzua më shumë duke përfaqësua ekipin e tyre në ligën e 2 të interregjionale e që FC Iliria  do të provojë fatin në sezonin e ardhshëm.