FC Kosova 19 dhe Fondi Humanitar PBM organizoi ndeshje miqësorë humanitare kundër FC Lugina

SYRI TV

FC Kosova 19 në Schmerikon me Fondin Humanitar Presheve, Bujanovc, Medvegje, sot zhvilluan ndeshje të futbollit me karakter humanitar dedikuar Luginës ku të pranishëm ishin edhe kryetari Adnan Imeri, Sekretari Skender Destani, arkatiri  Arsim Ramizi dhetë tjerë nga kryesia e fondit të cilët edhe falenderuan Kryetarin e Klubit FC Kosova 19 z. Feti Demoli për angazhimin e tijë dhe organizimin e turnirit për Kosovën Lindore.

Në fushën e FC Kosova në Schmerikon të Kt. St. Gallenit sot ishin tubuar qindra bashkatdhetarë familjarë të cilët përkrah lojës miqësore të zhvilluar ata kishin edhe ditë feste për familjet me te rij e të reja të cilët përmes tingujve të muzikës shqipe, u argëtuan edhe me valle që frymohej gjithçka shqip.

Kryetari i Fondit Humanitar PBM z. Adnan Imeri ju falënderua Klubit të futbollit FC Kosova 19 dhe udhëheqësit e Klubit z. Feti Demoli, sponsoret e Klubit dhe të gjithë të pranishmit të cilët kontribuuan në mbështetje të fondit për ta ndihmuar luginën.

një falenderimi veçant ështe edhe për sponsorët e Klubit  Izet dhe Leo Sahitaj e po ashtu trenët e klubeve dhe gjithë ata te cilët ndihmuan dhe u angazhuan për realizimin e kësaj ndeshje madhështore.

U dhuruan mirënjohje te dy anshme edhe për kontributin e e Fondit Humanitar e po ashtu edhe për FC Kosova 19 duke theksuar se është një fillim i këtij turniri e për të vazhduar në të ardhmen tradicionalisht në të mirën e Luginës.