INTERCONTINENTAL HEAVY” një luftë e pa kompromis e Arnoldit që nuk njeh humbje ne kohët e fundit dhe meçet e tije zgjasin rreth rundeve të 4 apo të 5 dhe ndeshjet i përfundon para kohe në favor të tije.
Edhe sot para shumë shikuesve të flakët që me vite e përcjellin Arnoldin, u ndjen të privilegjuar që ishin në sallë në mbështetje dhe përkrahjen e pa rezervë që i dedikojnë sportit e në veçanti boksit shqiptarë.
Edhe promotorët dhe trajneri i tije ishin të bindur se Arnoldi me parapërgatitjet që ka zhvilluar për këtë ndeshje do të ngadhënjejë bindshëm kundër kundërshtarit që me muaj ka spekuluar për THE Cobra për një fitore të mundshme ndaj tijë.
Pamjet tregojnë shumë qartë se të flitet dhe të zhvillojë boks kanë dallime të mëdha në zhvillimin e realitetit brenda katrorit me litarë ku Arnoldi nuk i la vend për tu strukur deri sa e nokautoi dhe maçi përfundoi me ngritjen e dorës fituese të Arnold Gjergjaj THE COBRA.
Shikoni momentin kur ai fiton me K.O ndaj Zutis Kristaps: