„METI COMMERCE“ kompani nga Kosova, sponsor i ri i FC Kosova 19 nga Zvicra

SYRI TV

Liberalizimi i Kosovës në Janar të 2024 zgjon interesimin e kompanive nga Kosova të jen edhe në perëndim aktuale.

FC Kosova 19 ka nënshkruar marrëveshje me sponsorin e veshjeve të trikove  me kompaninë nga Gjilani që është prodhues kualitativ i trikove sportive dhe veshjeve elegante të gjithë grup moshave në përgjithësi.

Kompania Meti Commerce do të jetë sponsori kryesor i veshjeve sportive nga tani për FC Kosova 19 të cilët garojnë me shumë sukses në ligën amatore të kampionatit Zviceran e që premtojnë një të arritur në kampionatin vjeshtor.

Nuk dihet nëse Meti Commerce në pronësi të Bekim e Agon Ukshini ka qëllimet e shtrirjes së dyqaneve edhe në Zvicër, por premtojnë se produktet që ata prodhojnë janë edhe shumë klube vendore që kanë interesimin të jen në fushë me trikot e tyre.

Marrëveshja përfshinë furnizimin disavjeçar me të gjitha pajisjet sportive që i nevojiten ekipit FC Kosova në planet që kanë në një periudhë afatgjate.

Prezantimi i fanellave të reja të FC Kosovës 19 do të bëhet së shpejti dhe veshjet e reja kanë një dizajn modern e tërheqës, derisa janë krijuar me material cilësor, për të siguruar që ato të jenë të rehatshme për lojtarët gjatë ndeshjeve”, thuhet tutje në njoftim të FC Kosova 19 që është prononcuar Presidenti i Klubit z. Feti Demoli