Izet Sahitaj sponsor i Kupës së Unionit UKSHFZ 2023

SYRI TV

Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, me 09 Korrik 2023 organizon zhvillimin e Kupës së Unionit 2023 në Biel Bienne!

Angazhimet e Unionit janë shumë të mëdha duke llogaritur që aktiviteti zhvillohet në gjithë Zvicrën dhe patjetër që ka qëllimet e bashkimit të klubeve të futbollit shqiptar nën ombrellën funksionale dhe me perspektivë për futbollistët e ri shqiptar.

Përkrah angazhimeve vjetore,  Unioni ka edhe kostot që kërkojnë mbulesat e shpenzimeve sidomos në zhvillimin e Kupës kur dihet se një garë e turnirit madhështor me shumë klube pjesëmarrëse kërkon edhe mbështetës për funksionalizimin e plotë të turnirit.

Izet Sahitaj një veprimtar dhe afarist i suksesshëm në Kantonin e St. Gallenit i cili vitin e kaluar 2022 ishte sponsor u Kupës e që me vetë dëshirë do të jetë edhe këtë vit Sponsor kryesor i Unionin dhe Kupës së Diasporës 2023 në Zvicër.

Duhet cekur se Izet Sahitaj është atdhetar i denjë  i cili falë punës dhe sukseseve në biznesin e tije “IMAS” zgjat dorën dhe është sponsor gjeneral i Klubit të Futbollit FC Kosova 19  dhe sportist të profileve të ndryshme në Zvicër, Gjermani dhe në vendlindje.

Unioni UKSHFZ falënderon dhe përzemërsisht Izet Sahitaj për mbështetjen e Kupës së Diasporës 2023 eveniment madhështor i Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër.