Lojërat Olimpike Speciale: Gersi Troka triumfon në not, merr medalje ari

Admin

Shqipëria ka kampionin e saj edhe në Lojërat Olimpike Speciale, që po mbahen në Berlin prej datës 17 qershor.

Notari Gersi Troka ia ka dalë të bëjë një performancë të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not, duke ia dalë të marrë medalje ari.

Kjo nuk është hera e parë për notarin Gersi Troka, që ia del të marrë medalje në evente ndërkombëtare, por do të mbahet mend padyshim si medalja e parë e artë e Shqipërisë, në Lojërat Olimpike Speciale.

Skuadra Olimpike Speciale Shqiptare përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Berlinit, 5 herë më shumë se në Lojërat paraardhëse.

Ata garojnë në disiplina të ndryshme si noti, peshëngritja, basketbolli e atletika.