Luiza Gega fitoi edhe garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian Ekipor të Atletikës dhe bëri histori.
Ky ishte suksesi i 11 i Gegës në këtë eveniment që zhvillohet prej vitit 2009.
Atletja shqiptare barazon rekordin historik të bullgares Ivet Lalova-Collio.
Gega e përshkoi garën 3000 metra me pengesa për 9 minuta, 17 sekonda e 31 të qindtat, duke vendosur një rekord të ri për aktivitetin, pasi e uli me thuajse 6 sekonda.
Më poshtë mund ta shihni videon e momentit te fitores: