Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Gruaja e vdekur është e moshës rreth 56 vjeçare.
“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar informatën, se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56 vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, për obduksion.” – ka thënë Zahiti.
Sipas raportimeve e vdekura është Ajshe Nebihu Prekazi.
E ndjera ishte nënë e katër vajzave, gjersa burri i ka ndërruar jetë kohë më parë.