Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare i ka hedhur poshtë spekulimet e fundit rreth tërheqjes eventuale nga vendi ynë i shumë kompanive gjermane.
Përkundrazi, kjo Odë insiston se Kosova është vend i sigurt dhe tërheqës për investim, prandaj e shpreh bindjen dhe iu bën thirrje kompanive gjermane të investojnë edhe më shumë në vendin tonë.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën për media të lëshuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare:
Deklaratë e OEGJK për ndikimin e zhvillimeve politike në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare
Stellungnahme der KDWV über den Einfluss politischer Entwicklungen auf die deutsch-kosovarischen Wirtschaftsbeziehungen
(versioni gjermanisht më poshtë)
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV-OEGJK) po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet aktuale në veri të Kosovës, si dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Si përfaqësuese e 198 kompanive anëtare, përfshirë kompani gjermane dhe kosovare, investitorë potencialë dhe kompani anëtare, që punojnë ngushtë me kompani gjermane, OEGJK në baza ditore dëgjon shqetësimet në rritje nga ankesat e pranuara.
Anëtarët e OEGJK-së janë të shqetësuar se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese. Lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes.
Lehtësimi i tensioneve dhe nxitja e zhvillimit të një mjedisi të qëndrueshëm janë faktorë të rëndësishëm për krijimin e një klime të mirë të të bërit biznes. U bëjmë thirrje vendimmarrësve politikë në Kosovë që të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik.
Deutsche Fassung:
Die Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung (KDWV) verfolgt mit großer Besorgnis die aktuellen Ereignisse im Norden Kosovos sowie die jüngsten politischen Entwicklungen im Land. Als Vertretung von 198 Mitgliedsunternehmen, die sowohl deutsche und kosovarische Firmen umfasst, sowie potenzielle Investoren und Mitglieder, die eng mit deutschen Unternehmen zusammenarbeiten, hören wir diese wachsende Besorgnis in aktuell täglichen Anfragen.
Die Mitglieder der KDWV sind besorgt, dass deutsche Unternehmen davon Abstand nehmen, in Kosovo zu investieren oder bestehende Aktivitäten fortzuführen. Die Meldungen über politische Instabilität beeinträchtigen das Vertrauen deutscher Kunden und Investoren erheblich. Dies wirkt sich negativ auf die deutsch-kosovarischen Wirtschaftsbeziehungen aus und fügt dem Wirtschafts- und Investitionsstandort Kosovo Schaden zu.
Der Abbau von Spannungen und die Förderung eines stabilen Umfelds sind wesentliche Faktoren für die Schaffung eines attraktiven Wirtschaftsstandorts. Wir appellieren an die politischen Entscheidungsträger in Kosovo, dass Schritte zur Wiederherstellung politisch stabiler Rahmenbedingungen unternommen werden.