Xhevdet Pozhari: Atij nuk i duhen pozita e as paret e Oligarkëve

SYRI TV
Atij nuk i duhen pozitat për të qenë ai që është. Nuk ka nevojë për intervista të porositura. As për paratë e oligarkëve. As që i bëhet vonë për qëllimin e bllokadave, as për etiketimet e përditshme.
Cakun e ka të qartë – ta shporr një herë e përgjithmonë Serbinë nga Kosova. E, shtetin ta largojë nga tavolina e pazareve.
Para këtij qëllimi, çdo bllokadë është e pafuqishme.
Ai e din se kushdo që e don këtë vend me zemër, e jo përmes thellësisë së xhepit, e kupton drejtë atdhedashurinë e tij.
Shkruan, Xhevdet Pozhari.