Kombëtarja shqiptare e ka shfaqur një lojë spektakolare sonte për t’i mundur Ishujt Faroe me rezultat 3:1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
Kuqezinjtë kështu e regjistruan fitoren e dytë brenda pak ditësh pas asaj ndaj Moldavisë në shtëpi, shkruan Syri TV.
Nedim Bajrami, Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi, i shënuan golat për ekipin Kuqezi, i cili tash e sheh veten në vendin e dytë në grup me 6 pikë.
S’duhet harruar faktin se Sokol Cikalleshi e humbi një penallti në pjesën e parë dhe që Shqipëria mund t’i shënonte edhe disa gola në këtë takim, të cilin e dominoi fund e krye.
Ekipi i Sylvinhos po tregohet mjaft bindës dhe po shkon me hapa të sigurt drejt kualifikimit në Kampionat Evropian, i cili do të mbahet në Gjermani në vitin e ardhshëm. /Syri TV/