Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka bërë një postim reagues ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Sipas “Kamishit”, i cili vjen nga radhës e PDK-së, kreu i Qeverisë iu hakmor atij për shkak të opozitarizmit të tij dhe për faktin se ishte i zëshëm ndaj këtij ekzekutivi, duke ia shkarkuar vëllain, Abdullah Haxhiu nga pozita e kryeshefit të KMDK-së.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Bekim Haxhiut në llogarinë e tij në Facebook.
Hakëmarrja e Albin Kurtit për shkak të opozitarizmit tim!
Shkarkimi i vëllaut Abdullah Haxhiu , nga pozita e kryeshefit të KMDK-së është hakëmarrje e drejtpërdrejtë e Albin Kurtit, për shkak të opozitarizmit tim në Kuvendin e Kosovës, në raport me veprimet e tij si kryeminstër, por mbi të gjitha për shkak të publikimit të takimit të vizitës së tij në fshatin Binqe të banuar me serbë dhe rastit “pica” të Armend Mujës!
Pavaresisht pse NP KMDK (Kompania për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave) në vitet e fundit nën udhëhqjen e Abdullah Haxhiut ka shënuar suksese, bilanc pozitiv, raportet e auditimit rezultojnë pa vërejtje në 4 vitet e fundit, mbi të gjitha ka arritur të siguroi investime – donacione nga KfW mbi 53 milionë euro.
Këto suksese nuk i interesojnë Qeverisë anti-UÇK , neo-jugosllave të Kurtit, sepse ata duan hakëmarrje politike dhe idelogjike ndaj luftëtareve të lirisë që u treguan të suksesshëm edhe në menaxhim.
Për ta realizuar urdhërin e Albin Kurtit për shkarkimin e Abdullah Haxhiut , Qeveria u detyrua ta shkarkoj Bordin e KMDK-së, të cilin vet e kishte zgjedhur në Shtator 2022, për faktin se nuk i zbatuan urdhërat politik të Albin Kurtit, pasi kishin evidentuar sukseset në menaxhim të Kompanisë nga kryeshefi Abdullah Haxhiu.
Prandaj Qeveria Kurti emëroi një Bord të përkohshëm/“ masa të dhunshme” , vetëm për ta zbatuar urdhërin hakmarrës të Kurtit që menjëherë të shkarkohet Abdullah Haxhiut, Kryeshef i KMDK-së.
Për zbatim të urdhërit politik në krye të Bordit të “dhunshëm” u emërua Izja Mjeku, kushëriri i zëvendës ministrit Getoar Mjeku, i cili bashkë me ministren Artane Rizvanolli dhe kryemistrin Kurti , janë marrë personalisht dhe intezivisht për ta realizuar hakëmarrjen e Kurtit, duke e kërcënuar Bordin e kaluar në zyre te ministres: se nese nuk e shkarkojnë menjëherë Abdullah Haxhiun do të shkarkohet Bordi, gjë e cila edhe ndodhi.
Se Kurtit nuk i intereson përformanca e nderrmarrjeve publike, menaxhimi i suksesshëm, dëshmon edhe ky në rastin e KMDK-s.
Sot ndihem krenar me shumë se kurrë me punën e vëllaut Abdullah Haxhiu, ngase për dy vite e gjysmë Qeveria Kurti nuk ka arritur të gjejë asnjë shkelje ligjore, asnjë keqpërdorim të vetëm të Abdullah Haxhiut si kryeshef i KMDK-s.
Përkundrazi KMDK-ja me Kryeshef Abdulla Haxhiun, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, ku nga një kompani për menaxhim të mbeturinave që ishte buzë falimentimin, buzë kolapsit,gjatë udhëheqjës së tij ka arritur që të kthehet në ndërmarrjen publike me menaxhimin më të mirë, me bilanc pozitiv dhe përformancë të shkëlqyeshme, me besueshmërinë me të lartë tek donatorët e huaj, të cilët i besuan projektit të Abdullah Haxhiu dhe ekipit të tij për sjelljen e investimit prej mbi 53 milionë eurosh në menaxhim të mbeturinave në Kosovë.
P.S.
Albin ndale përndjekjen ndaj luftëtarëve të lirisë!
Albin ndali agjendat e pista, trego qëllimin e vizitës tuaj në Binqë!
Merru me lirimin e policëve shqiptarë, merru me çështje shtetërore të vendit, nëse ke ardhë për atë qëllim, apo të gjitha po dalin kauza të rrejshme.
Shkarkoje Martin Berishen po pate guxim!
https://www.facebook.com/bekimhaxhiuofficial/posts/pfbid0GtFPJQtnE7Z8W99vZ6gw1K55jXgZ6roHyhsY6kotjGaET8fpG6E2ZAFJ5uSnwwX5l