Spanja e fiton Ligën e Kombeve

Admin

Spanja është fituese e Ligës së Kombeve. «Stuhia e Kuqe» e mposhti sonte në finale Kroacinë falë penalltive, 5:4, ndërsa loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën pa gola 0:0.

Dani Carvajal e shënoi penalltinë vendimtare të spanjollëve në një ndeshje me plot emocione, ku tifozët e dy ekipeve krijuam atmosferë të jashtëzakonshme, shkruan Syri TV.

Spanjollët erdhën tek trofeu pas 11 vjetësh pritjeje, kurse kroatët dështuan ta fitojnë trofeun e parë në histori të tyre.

Paraprakisht, në gjysmëfinale Spanja e eliminoi Italinë, kurse Kroacia ishte më e mirë se Holanda.

Italia paraprakisht e mundi Holandën sot me rezultat 3:2, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë. /Syri TV/